Studiuesit japin alarmin: Ajsbergu 148 km i gjatë rrezikon të shkatërrojë ishullin

Written by on 23/11/2020

Një ishull i vogël në Xhorxhian Jugore është i rrezikuar nga goditja e një ajsbergu. Ishulli është vendbanimi vetëm i 30 personave, por njëkohësisht shtëpia e shumë specie zogjsh dhe fokash. “New Scientist” raporton se kafshët janë në rrezik, për shkak se një ajsberg me madhësinë e ishullit të Qipros, i shkëputur nga brigjet antarktike, bllokon qasjen e tyre në ushqim, përveçse kontribuon në një tjetër seri të fatkeqësive mjedisore. Ajsbergu, i cili quhet zyrtarisht A68a, është 158 km i gjatë dhe 48 km i gjerë dhe sipas studiuesve, madhësia e tij e bën atë të jashtëzakonshëm.


Current track

Title

Artist