Strategjia e pazakontë e Australisë për të rritur turizmin vendas
Written by Radio Travel on 04/03/2021
Linja ajore “Qantas” në Australi ka ndërmarrë një nismë të re, në përpjekje për të rritur turizmin vendas. Bëhet fjalë për fluturimet ditore, ku pasagjerët nuk e dinë destinacionin e tyre. Avionët ngrihen dhe ulen në të njëjtin aeroport brenda ditës me çmime që fillojnë nga 737 dollarë.
Sipas parashikimeve, kufijtë e Australisë nuk do të hapen për turistët ndërkombëtarë deri në vitin 2022./radiotravel.al