Stokholmi , turizëm në çatitë e ndërtesave historike
Written by rt on 04/07/2019
Stokholmi ka gjetur një mënyrë të re për të argëtuar turistët . Atyre iu ofrohet mundësia për të bërë një tur në çatitë e ndërtesave në zonën historike të kryeqytetit, për ta parë atë në një këndvështrim të ri. Turistët e konsiderojnë turin mbi çati si një mënyrë të veçantë për të parë qytetin. Ngjitja mbi çati ofron një pamje unike.