Stërvitet qeni i parë ushtarak që identifikon njerëzit e infektuar
Written by rt on 15/12/2020
Ministria e Mbrojtjes së Austrisë ka stërvitur qenin e parë ushtarak i cili arrin të identifikojë personat e infektuar me Covid-19, thjesht nga maska. Qeni belg aktualisht po merr pjesë në një program, ku duhet të zbulojë nëse qentë mund të bëjnë dallimin midis njerëzve të shëndetshëm dhe të infektuar. Projekti pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2021, para së cilës të gjithë qentë do të kalojnë teste praktike në maskat e të infektuarve. Nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm, atëherë mund të vendoset për prezencën e tyre në aeroporte.