Statistikat/Linjat ajrore, më shumë se 2.500 pasagjerë të ndaluar për mosmbajtjen e maskës!

Written by on 25/01/2021

Presidenti i sapo inauguruar Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku kërkohej që çdo udhëtar të mbajë maskën, por është e qartë që linjat ajrore nuk kanë pritur qeverinë për udhëzime.Të dhënat e reja nga linjat ajrore më të mëdha të vendit zbulojnë se më shumë se 2.500 pasagjerë janë ndaluar që nga pranvera për shkeljen e politikave të maskave në bord dhe lista rritet çdo ditë e më shumë. Linjat ajrore janë kthyer kështu në garantuesin për të rifituar besimin në udhëtimet ajrore duke eleminuar frikën e përhapjes të COVID-19 në bord. Sipas Administratës së Sigurisë së Transportit, një grusht udhëtarësh të ndaluar, tejkalon humbjen e mijëra udhëtarëve të tjerë, veçanërisht pasi numrat ditorë të këtyre të fundit janë akoma 50% më pak, krahasuar me 2019.


Current track

Title

Artist

Background