Starton se shpejti edicioni i 14 i “Rally Albania”!

Written by on 07/06/2018

180 sportiste nga 15 vende te ndryshme te botes do te garojne ne edicionin e 14-te te gares me te vjeter ne Ballkan, “Rally Albania”. Pjese e trofeut mesdhetar “Mediterranean Rally Raid Trophy”, i cili perfshin garat e tre shteteve Marok-Greqi-Shqiperi, ne “Rally Albania”,sportistet do te konkurrojne mes tyre ne 4 kategori. Itinerari me gjatesi prej rreth 2000 km do te pershkoje Shqiperine per 7 dite, nga veriu ne jug, duke filluar nga Tirana. Ceremonia e hapjes do te behet me date 9 qershor ne Tirane nderkohe qe gara do te nise te nesermen ne sheshin “Nene Tereza” ne oren 10:00. Me 16 qershor do te behet edhe ceremonia e ndarjes se çmimeve. Gara do te sjelle argetim, adrenaline por do te jete edhe nje mundesi e mire promovimi per destinacionet me te bukura shqiptare nepermjet ketij sporti.


Current track

Title

Artist

Background