Starbucks i “tregon arat” Italise, hapet dyqani i pare ne Milano!

Written by on 07/09/2018

 

Starbucks, zinxhiri me i madh ne bote i kafese kete jave hapet per here te pare ne Itali e konkretisht ne Milano.  Megjithate, sfida do te jete qe te binde italianet qe te paguajne me shume per ekspresin e tyre te perditshem. Dyqani do te jete i pari ne tregun italiane, qe eshte konsumatori i katert me i madh ne bote i kafes, dhe vjen 35 vite pasi presidenti i firmes Howard Schultz vizitoi vendin dhe u frymezoi per te nisur biznesin e vete te kafes. Italianet jane gjithashtu entuziast per kete hapje megjithse jane te paret per ekspresin. Me 1.8 euro per nje kafe ekspres te thjeshte, Starbucks do t’i kerkoje italianeve qe te paguajne dyfishin krahasuar me kafenete lokale.   Sipas Starbucks,  çmimi do te reflektoje eksperiencen premium qe do t’i ofrohet konsumatoreve.  Schultz ka thene se e ka marre frymezimin per Starbucks, qe ka tashme 29 mije dyqane ne te gjithe boten,  gjate nje vizite ne vitin 1983 ne Itali, ku u mahnit nga marredhenia e baristave me klientet e tyre.  Sipas analisteve, Starbucks do ta kete te veshtire qe te kthehet ne zgjedhjen e perditshme te italianeve,  por me shume mundesi do te terheqe klientet e rinj, qe kerkojne eksperienca te ndryshme.Nje tjeter vecanti eshte qe ne dyqan vec kafese klasike do te ofrohen per klientet, ndryshe nga vendet e tjera edhe  pica, birra, kokteje te ndryshme e akullore.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist