Spitalet afër limitit, Mali i Zi vendos për mbyllje!

Written by on 02/03/2021

Spitalet në Malin e Zi janë afër limitit dhe personeli shëndetësor është nën presion të vazhdueshëm. Për këtë arsye duke filluar nga dita e sotme, në vend do të hyjnë masa të reja shtrënguese me qëllimin vënien nën kontroll të pandemisë. Në qytetet më të prekura si Podgoricë, Nikshic, Ulqin apo Herceg Novi do të jetë e ndaluar lëvizja mes qyteteve, do të mbyllen baret, kafenetë dhe restorantet.Vizitat në parqe, në ambientet për argëtimin e fëmijëve apo ambientet sportive do të jenë gjithashtu të ndaluara.

Montenegro Records Highest COVID-19 Infection rate in Region | Balkan  Insight

Për të shkuar në punë do të duhet verifikim i lëshuar nga punëdhënësi, ndërsa të sëmurët do të duhen të kenë me vete raportin e lëshuar nga mjeku. Këto masa pritet të godasin ndjeshëm turizmin, pikën kryesore ku mbështetet ekonomia e Malit të Zi./radiotravel.al 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist