Specialistët zviceranë në radhët e para të ndihmës për Shqipërinë!
Written by Radio Travel on 29/11/2019
Me kërkesë të qeverisë shqiptare,një ekip ekspertësh nga departamenti i ndihmës humanitare të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka arritur në Shqipëri. Zvicra jep mbështetjen si zgjerim i asistencës thelbësore për reformat në Shqipëri. Ekipi me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zviceriane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rëndë të dekadave të fundit. Specialistët janë takuar me komisionet e emergjencës dhe autoritetet vendore në Durrës, Laç dhe Tiranë , duke filluar menjëherë vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara. Zvicra mbështet zhvillimin e Shqipërisë për më shumë se 20 vite përmes një programi të gjerë bashkëpunimi në shumë nga reformat e vendit.