Spanja ndalon sërish udhëtimet jashtë vendit deri në prill!
Written by Radio Travel on 01/03/2021
Spanja do të zgjasë kufizimet mbi udhëtimet jothelbësore jashtë Bashkimit Evropian deri më 31 mars. Po ashtu kontrollet e shtuara në kufi me Portugalinë do të zgjasin deri më 16 mars. Situata për normalizimin e pandemisë duket ende larg ndërkohë që sezoni turistik veror është gjithnjë e më afër.
Më herët, Spanja ka bërë të ditur se do t’i ketë dyert e hapura për turistët e vaksinuar./radiotravel.al