Spanja mirëpret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me shtetrrethim!
Written by rt on 25/11/2020
Qeveria spanjolle ka në plan të mos lërë më shumë se 6 persona nga jashtë anëtarëve të familjes të shkojnë për të festuar në shtëpitë e të afërmve. Nga ana tjetër, ora policore në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do jetë nga 01:00 e natës deri në orën 6 të mëngjesit, si një strategji për të mos lejuar daljet dhe grumbullimet e njerëzve në rrugë. Spanja e cila që prej tetorit ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme shpreson që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë të vaksinohet kundër Covid-19 deri në fund të marsit 2021.