Spanja mbyll sërish kufijtë për britanikët, hera e tretë që prej dhjetorit!

Written by on 27/01/2021

Spanja ka vendosur të zgjasë edhe me dy javë të tjera kufizimet ndaj pasagjerëve që vijnë nga Britania e Madhe. Shtyrja deri më 16 shkurt mësohet se është bërë nga pasiguria për variantin britanik të koronavirusit. Deri më tani në Spanjë janë raportuar për 200 raste të tilla, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se një valë më e madhe mund të vijë gjatë muajit mars.


Current track

Title

Artist

Background