Spanja hap portet për anijet turistike ndërkombëtare

Written by on 31/05/2021

Duke filluar nga 7 qershori, anijet turistike ndërkombëtare do të jenë në gjendje të ankorohen në portet spanjolle. Vendimi vjen për shkak  të ngadalësimit të qarkullimit të virusit në Evropë, prej nga vijnë pjesa më e madhe e anijeve. Ndalimi i anijeve turistike në Spanjë u vendos nga mesi i marsit të 2020-ës.

Para pandemisë COVID-19, Spanja ishte destinacioni i dytë në Evropë për ndalesat e anijeve turistike, që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist