Southwest Airlines “hedh” nje pasagjer nga avioni!
Written by rt on 19/04/2018
Motorri i nje avion i Southwest Airlines ka shperthyer dje ne ajer 20 minuta mbasi eshte ngritur nga New Yorku
Nje cope metalike e dale nga motorri ka thyer njeren dritare te avionit dhe pasagjerja e ulur ngjitur me te, nje 43 vjecare drejtoreshe banke, ka dale jashte avionit si pasoje e presionit te ajrit.
Kane qene pasagjeret e tjere qe e kane mbajtur gruan nga kembet per te mos “fluturuar” komplet jashte avionit por edhe pse kane arritur ta fusin serish ne bord, pasagjerja ka humbur jeten si pasoje e demtimeve te shumta ne koke, qafe dhe ne shtyllen kurrizore.
Avioni me pas ka bere ulje emergjente duke u ulur i sigurt per 144 pasagjeret e tjere te tij te cilet kane kaluar momente tmerri ne bord
Hetimet per kete incident kane nisur pasi ne te gjithe boten jane 6700 modele Boeing 737-700 qe fluturojne cdo dite