Sot vizita ne monumente dhe parqe arkeologjike do te jete falas!

Written by on 18/04/2018

Sot vizita ne monumente dhe parqe arkeologjike do te jete falas!

Ne kuader te Dites Nderkombetare per Monumentet dhe Sitet Arkeologjike te gjitha institucionet kombetare qe administrojne vlera te trashegimise kulturore kryesisht monumente ne administrim te DRKK-ve dhe parqet arkeologjike do te perfshihen gjate gjithe javes ne nje kalendar aktivitetesh. Qellimi i kesaj dite qe shenohet cdo vit me 18 prill  eshte te inkurajoje individet dhe komunitetet lokale ne te gjithe boten qe te vleresojne rendesine e trashegimise kulturore per jeten, identitetet dhe komunitet e tyre dhe te rrise ndergjegjesimin per diversitetin por edhe rrezikun qe i kanoset asaj duke nxitur perpjekjet per mbrojtjen e ruajtjen e kesaj trashegimie.Ne 2018 tema e cila do te shoqeroje te gjithe veprimtarite eshte  Trashegimia Kulturore per Brezat. Ne kete dite hyrja ne monumente, parqe kombetare  dhe site arkeologjike eshte falas nderkohe Drejtoria e  Programeve te Zhvillimit te Kultures ka pergatitur nje liste aktivitetesh kulturore.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background