Sot dita e fundit me orë policore deri në 20:30. Nga 5 janari zgjatet orari!
Written by rt on 04/01/2021
4 janari shënon sot edhe ditën e fundit ku aplikohet ora policore prej orës 20:30 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit . Duke filluar nga nesër pritet të rikthehet kufizimi i mëparshëm i cili ndalon lëvizjen pas orës 22:00. Ky vendim vlen edhe për bizneset, baret, restorantet të cilat nga nesër do qëndrojnë hapur deri në orën 22:00. Gjithsesi personat që duhet të lëvizin për arsye të domosdoshme mund të pajisen me leje tek portali e-albania.