Sot ‘’Air Albania’’ feston nën prezencën e Ermal Metës/ Koncerti falas për të gjithë!

Written by on 17/09/2021

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë më mbrëmjen e sotme një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës, në stadiumin ‘Air Albania’ dhe do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur.”

Koncerti do të jetë falas për të gjithë admiruesit e muzikës së tij. Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.

Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist