Societe Generale shkeput kontratat e punes me 1600 punonjes.
Written by rt on 09/04/2019
Banka e trete me e madhe ne France, Societe Generale ka njoftuar se po behet gati per shkurtimin e 1600 vendeve te punes. Drejtuesit e bankes njoftojne se do të shkurtojnë rreth 500 milionë euro në bankën e tyre të korporatave dhe investimeve, pasi rezultatet e tremujorit të katërt të vitit te kaluar u goditën nga një rënie e tregut. Shkurtimet e tjera të punës do të bëhen jashtë vendit, kryesisht në Nju Jork dhe në Londër. Aksionet e Societe Generale janë me shume se 3% poshtë bankave te tjera europiane. Mes shqetësimeve mbi aftësinë paguese dhe rentabilitetin, stoku ka humbur më shumë se 39 për qind gjatë 12 muajve të fundit.