Snoop Dogg merr nje yll ne Walk of Fame!

Written by on 21/11/2018

Snoop Dogg është nderuar me një yll në Walk of Fame në Hollywood. Reperi i famshëm u shoqërua në ditën e rëndësishme nga bashkëshortja e tij prej 21 vitesh, Shante Taylor.Ceremonia e yllit të Snoop u zhvillua vetëm katër ditë përpara 25-vjetorit të lëshimit të albumit të tij të parë Doggystyle.47-vjeçari dukej më i lumtur se kurrë ndërsa ecte në tapetin e kuq të bulevardit të famshëm, i rrethuar nga familja dhe miqtë.Snoop ka lëshuar 16 albume në studio që kur u zbulua nga Dr. Dre më 1992 dhe ka shitur mbi 23 milionë albume në Shtetet e Bashkuara dhe 35 milionë në mbarë botën.Ai është shfaqur në shumë filma dhe episode televizive, e së fundmi ka nxjerrë librin e gatimeve. Snoop është babai i katër fëmijëve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist