Situatë e vështirë në Karaburun, qeveria shton helikopterët për shuarjen e zjarreve

Written by on 03/08/2021

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë numrin e ushtarëve dhe helikopterëve për shuarjen e zjarreve në Karaburun. Nga sot në dispozicion do të jenë tre helikopterë që do të përpiqen të shuajnë flakët, teksa në terren do të angazhohen më tepër njerëz.

Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, raportoi se në gjithë vendin ka tre vatra aktive ku më të rrezikshmet janë në Karaburun. Aktualisht në dispozicion ka qenë vetëm një helikopter me kapacitet 2 mijë litra ujë, që vetëm dje ka zhvilluar mbi 90 fluturime në zonën e Karaburunit./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background