Situata e zjarreve në vend/ Problematike Maja e Rrunës!

Written by on 16/08/2021

Zjarret në vendin tonë ende nuk janë shuar. Ministria e Mbrojtjes në një raportim të fundit në lidhje me situatën e zjarreve ka bërë të ditur se po vijon puna për shuarjen e 10 vatrave. Disa prej këtyre vatrave kanë qenë të reja, ndërsa disa janë vatra të vjetra, të cilat të favorizuara nga era dhe kushtet e tjera atmosferike janë përhapur.

Situata në Majën e Rrunës vijon të jetë problematike. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit bën me dije se pavarësisht punës së bërë vatra është ende aktive. Ndërkohë pritet një helikopter për ndërhyrje.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist