Situata e zjarreve në vend/ Bilanci i zjarreve në 5 qarqet e vendit!
Written by Radio Travel on 20/08/2021
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në 5 qarqe të vendit. Në Himarë, vijon aktive vatra në përroin e Vishnjes ndërsa terreni është i vështirë dhe nuk lejon ndërhyrjen nga toka. Në fshatin Thirrë, veç helikopterit holandez janë angazhuar trupat e FA dhe autoritetet lokale, ndërsa forcat në terren kanë vështirësi për shkak të tymit të dendur.
Ndërsa në fshatin Katund i vjetër, vijon puna për normalizimin e situatës me autoritetet lokale. Në Shkodër situata paraqitet e qetë, megjithatë vijon puna në terren nga FA dhe shërbimi pyjor lokal.
Radio Travel.al