Singapori i hapur për turizëm, por vetëm për disa vende!

Written by on 12/10/2021

Singapori duket se është shtuar në listën e vendeve që kanë hequr kufizimet për të gjithë ata vizitorë që janë plotësisht të vaksinuar. Duke filluar nga 19 tetori, udhëtarët e vaksinuar nga Kanadaja, Danimarka, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA do të lejohen të vizitojnë Singaporin lirshëm, duke paraqitur dy teste negative të Covod-19. Një test në hyrje dhe një tjetër në dalje si dhe pasaportën e vaksinimit që vërteton marrjen e dy dozave të vaksinës.

Edhe pse Singapori ka vaksinuar thuajse 85% të popullsisë, vendi ka pësuar një rritje të papritur të rasteve pozitive dhe për këtë arsye janë forcuar protokollet e sigurisë, me muzetë dhe atraksionet e tjera në qytet që veprojnë me gjysmë kapaciteti së bashku me baret dhe restorantet./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist