Singapor, ujvara e mbuluar me e madhe ne bote ne “Changi Airport”

Written by on 29/01/2019

Singapor, ujvara e mbuluar me e madhe ne bote ne “Changi Airport”

Ujevara e mbuluar me e madhe ne bote po  ndertohet ne “Changi Airport”, “thesarin” e Singaporit, qe njihet tashme si me i bukuri ne bote. Brenda ketij viti eshte parashikuar inaugurimi per kupolen e se ardhmes me xham ne ate qe me pare ishte nje parking i aeroportit nderkombetar. Nje strukture prej 134 mije metrash katrore ne 10 kate qe do te mireprese nje seri kopshtesh te ngjashme me pyjet, 130 dhoma hoteli, 300 restorante e dyqane, nje park botanik dhe nje ure gjigande. Ujvara ka nje kosto prej 1,5 miliarde euro. Punimet kane nisur ne vitin 2014. Ujevara do te jete 40 metra e do te buroje nga qendra e kupoles. Uji qe rrjedh do te rrethohet nga kopshtet ne 5 kate ku jane pozicionuar edhe hapesirat tregtare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist