Si skanohemi në pak çaste nga stjuardesat në avion? Mendoni se thjesht na përshendesin por jo, ka shumë më shumë se aq!
Written by Radio Travel on 28/08/2021
Ndërsa hipim në avion dhe marrim një përshëndetje të ngrohtë, në realitet gjendemi në lupën zmadhuese të asistentëve të fluturimit. Ata nuk përshëndesin thjeshtë por edhe ju skanojnë në ato pak sekonda kontakti me ta.
“HuffPost” ka përmbledhur një listë me 7 gjërat që personeli i fluturimeve vëren sapo hipim në bordin e avionit. Stjuardët dhe stjuardesat ju shohin nëse, po i shihni në sy apo jo, nëse jeni i dehur, nëse jeni në formë, nëse flisni më ta, nëse jeni shtatzënë, nëse jeni nervoz apo nuk ndjeheni mirë.
Në vetëm pak sekonda ata janë trajnuar që të krijojnë një profil të shpejtë për secilin prej jush.
Radio Travel.al