Si mund të merrni një vizë gjermane për punë, ligji hyn shumë shpejt në fuqi!
Written by Radio Travel on 10/12/2019
Ministria e Punëve të Jashtme në Gjermani ka ngritur një departament të posaçëm për vizat, për të lehtësuar punën e mbingarkuar të ambasadave. Këtë e ka bërë të ditur minstria me anë të një njoftimi në “Twitter”. Gjermanisë i nevojiten punëtorë të kualifikuar, kryesisht në sektorin e shëndetësisë, teknikës, informatikës dhe zejtarë të kualifikuar. Ligji i migracionit për të kualifikuarit është miratuar në qershor të këtij viti nga parlamenti gjerman dhe do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2020. Ai parashikon që persona të kualifikuar nga e gjithë bota të marrin vizë pune për gjashtë muaj për të kërkuar punë, pa qenë e nevojshme të kenë një kontratë pune, sikurse është tani. Kusht i domosdoshëm është njohja e nivelit fillestar të gjuhës gjermane.