Si eshte te flesh me peshqit? Suita nenujore e Maldive!

Written by on 20/04/2018

Se shpejti do te hapet rezidenca e pare nenujore ne ishullin Conrad Maldives Rangali, e cila thuhet se do te jete njekohesisht edhe rezidenca e pare nenujore ne bote. Ndertimi i rezidences, e quajtur “Muraka”, ka kushtuar 15 milione dollare dhe pamjet qe ajo do t’u mundesoje te gjithe vizitoreve te Oqeanit Indian jane mbreselenese. Rezidenca do te kete nje dhome ndenjeje, kuzhinen, dhonen e gjumit dhe tualetet. Por pamja e mrekullueshme e botes nenujore nuk ofrohet ne disa ambiente te caktuara te kesaj “shtepie”, por ne te gjitha ambientet e saj, madje edhe ne tualet. “Muraka” u projektua nga studioja arkitekturore “Crown Company” e specializuar ne teknologjine e akuariumeve. Pjesa nenujore e rezidences lidhjet me pjesen e siperme ne siperfaqe nga disa shkalle te brendshme ne forme spirale. Ne pjesen e siperme te rezidences eshte serish e njejta planimetri, pra nje dhome ndenjeje, nje kuzhine, dhoma e gjumit dhe tualetet. Edhe ketu pamjet e horizontit ku oqeani takohet ne çdo pike me qiellin jane te mrekullueshme. Ne total, rezidenca mund te mireprese deri ne 9 turiste. Rezidenca “Muraka” pritet te hapet per publikun ne fund te vitit 2018.

 

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background