Shumë shpejt në Shqipëri një nga figurat më të rëndësishme botërore!

Written by on 22/11/2019

“Ringjallja e Llazarit”, ikona  e shekullit të 18-të, që mban firmën  e një prej ikonografëve më të shquar shqiptar,Kostandin Zografit do të qëndrojë e ekspozuar 2 vjet në mjediset e UNESCO-s, pranë zyrës së drejtoreshës së përgjithshme, Audrey Azoulay. Gjatë ceremonisë së ekzopozimit, Azoulay , në praninë e komunitetit shqiptar në Paris, ka shprehur kënaqësinë që vepra e jashtëzakonshme e ringjalljes dhe shpresës do të jetë e ekspozuar në mjediset e UNESCO-s. Ajo ka theksuar se vlerëson hapat e Shqipërisë në ruajtjen dhe konservimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore. Në veçanti, zonja Azoulay ka treguar interes për ngritjen e muzeut e Hebrenjve në Vlorë dhe qendrës Hebreje në Tiranë.Ajo ka shprehur gjithashtu dëshirën për të vizituar shumë shpejt Shqipërinë.

 


Current track

Title

Artist

Background