Shtohen të papunët me diplomë!
Written by rt on 07/05/2019
Papunësia e të diplomuarve është rritur në vitin 2018. Sipas INSTAT, treguesi ka shkuar në 14% , nga 13.7% që ka qenë një vit më parë. Zyrtarisht sipas të dhënave të këtij institucioni në Shqipëri janë rreth 39 mijë të diplomuar papunë. Bie në sy fakti se , numri i të papunëve me diplomë universitare është më i lartë në raport me individët me arsim tetë apo nëntë vjeçar. Ekspertët prej kohësh , kanë ngritur shqetësimin se duhet të ketë më shumë të diplomuar në arsimin profesional , por duket se shifrat vazhdojnë të anojnë nga arsimi i lartë.