Shtohen edhe 6 zyra aplikimi në botë për dokumentet biometrike

Written by on 22/06/2021

Edhe 6 zyra të reja do të hapen në disa shtete të botës duke zgjeruar vendet ku shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente biometrike. Fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara. Zyra të tjera janë parashikuar të hapen në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).

Me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të udhëtohet për në Shqipëri./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist