Shtimi i turisteve, rriten lejet e ndertimit per hotelet!

Written by on 02/12/2018

Shtimi i numrit te turisteve po sjell nje interes ne rritje per ndertimin e hoteleve. Sipas te dhenave nga Instituti i Statistikave, per nente muajt e pare te ketij viti jane dhene gjithsej 54 leje ndertimi per struktura akomoduese, nderkohe qe per te njejten periudhe te nje viti me pare ishin dhene 37 leje. Mbeshtetur ne te dhenat e lejeve te ndertimit, vlera e hoteleve te miratuar per t’u ndertuar eshte rreth 2.3 miliarde leke, ne rritje me 25% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Sipas Instat, vitin e kaluar vitin tone e vizituan mbi 5 milione shtetas te huaj. Kjo shifer eshte tejkaluar qe ne 10 mujorin e ketij viti dhe ne vendin tone kane hyre 5.4 milione vizitore te huaj, ne rritje me 17% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Megjithate, nje problem per rritjen e numrit te turisteve ngelen permasat e vogla te njesive akomoduese ne Shqiperi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist