Shqiptaret shpenzojne me shume se fitojne!

Written by on 01/06/2018

Pak me shume se gjysma e shqiptareve shpenzojne me shume para se kane te ardhura, thote nje studim i fundit i Bankes Qendrore te Spanjes. Ky studim titullohet “Anketa e Kompetencave Financiare” dhe tregon se, 54% e shqiptareve deklarojne se gjate 12 muajve te fundit, shpenzimet e tyre kane qene me te larta se te ardhurat. Nderkohe me pak se gjysma e atyre qe jane ne deficit, pra qe shpenzojne me shume se ç’fitojne, ose me sakte 41% e tyre, deklarojne se e financojne kete deficit nepermjet borxhit. Shqiperia eshte nje nder te paktat vende te marra ne analize, dhe e vetmja ne Ballkanin Perendimor, keshtu qe raporti nuk ofron nje baze krahasimore me te ngjashmit.Gjithsesi ne raport me vendet e tjera te Evropes, me 54% te popullsise ne deficit, Shqiperia ofron normen e trete me te larte ne Evrope, pas Gjeorgjise dhe Bjellorusise.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist