Shqiptarët preferojnë udhëtimet në ajër!
Written by rt on 30/05/2019
Të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT, kanë bërë të ditur se shqiptarët kanë zgjedhur linjat ajrore për të udhëtuar gjatë muajve të parë të vitit. Numri i pasagjerëve ajrorë është rritur me 10% krahasuar me një një vit më parë. Ndërkohë , rritje të konsiderueshme ka pësuar edhe transporti detar, ndërsa duket se po shkon drejt “zhdukjes”transporti hekurudhor.