Shqipëria vizitohet nga nje grup gazetaresh italianë
Written by rt on 30/03/2019
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjate nje bashkebisedimi me një grup gazetarësh italianë tha se Turizmi në Shqipëri nuk është thjesht një industri apo sektor i ekonomisë, por është një potencial i afirmimit të Shqipërisë dhe vlerave tona kombëtare. Balla vlerësoi dëshirën dhe qëllimin e mirë të gazetarëve të shtetit fqinj për të promovuar turizmin shqiptar, edhe në kushtet e konkurrencës në treg midis operatorëve turistikë nga të dy brigjet e Adriatikut. Turizmi – u shpreh me tej Balla, vlerësohet si sektor strategjik, përmes të cilit Shqipëria mund të arrijë rritje të qëndrueshme afatgjatë, të gjelbër e blu, inteligjente dhe gjithëpërfshirëse, konkurrueshmëri dhe produktivitet të lartë, por edhe një imazh të përmirësuar ndërkombëtarisht”.