Shqipëria, vendi me tkurrjen më të lartë të popullsisë
Written by Radio Travel on 12/07/2019
Organizata e Kombeve të Bashkuara në ditën botërore të popullësisë, ka parashikuar se Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë. Popullsia e Shqipërisë do të shkojë deri në 1 milion banorë duke pësuar një rënie me 62% krahasuar me shifrën aktuale. Rënia e projekton vendin tonë në përmasat e një lagjieje të një shteti europian. Katër nga pesë shtetet në të cilat parashikohet të ketë rënie të popullsisë, gjenden në Ballkan.