Shqipëria , vend mahnitës për turistët!
Written by rt on 13/05/2019
Shqipëria është renditur një ndër vendet ku mund të kalohen pushime të bukura dhe të përballueshme për xhepin. Faqja etiopiane për turizmin, Awutar.com, ka shkruar se avantazhet e pushimeve në Shqipëri përfshijnë çmimet e përballueshme, plazhet e pastra, kanionet piktoreske , natyrën e paprekur si dhe zonat turistike. “Shërbimi është në nivel të lartë europian dhe vendasit janë shumë mikpritës dhe respektojnë turistët”, është shkruar midis të tjerash në artikull.