Shqipëria tërheq kuriozitetin e polakëve dhe amerikanëve/ Rritje e shifrave të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë!

Written by on 23/08/2021

Polakët dhe amerikanët rezultojnë në listën e vizitorëve që kanë shijuar Shqipërinë këtë sezon turistik por jo vetëm. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave, në periudhën janar – korrik 2021, Polonia ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve në vend, me afro 5%, ndërsa më tej, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me afro 4%. Ndërkaq, Greqia është shteti me uljen më drastike të vizitave në territor, me një rënie me afro 41%.

Në një panoramë të përgjithshme, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë shtatëmujorit të 2021, është rritur me 2.4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist