Shqiperia pritet te marre rekomandimin per hapjen e ngociatave per anetaresimin ne BE!
Written by rt on 16/04/2018
Shqiperia pritet te marre rekomandimin per hapjen e ngociatave per anetaresimin ne BE!
Shqiperia pritet te marr rekomandimin per hapjen e bisedimeve te anetaresimit ne Bashkimin Europian. Ne prag te publikimit me 17 prill te raportit te perparimit per gjashte shtetet e Ballkanit Perendimor, Brukseli beri te ditur se liria e shprehjes dhe konfliktet bilaterale jane vleresuar serish si “çeshtjet me te dhimbshme” per te gjithe rajonin gjithsesi ecuria e Shqiperise eshte vleresuar. Shqiperia dhe Maqedonia, sipas informacioneve te para nga raporti vjetor i Komisionit Evropian, do te marrin rekomandime per hapjen e negociatave te anetaresimit me BE. Eduard Kukan, anetar i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian tha sot se ai beson se te dyja vendet kane bere perparim te qenesishem ne rrugen drejt BE.