Shqipëria, paketë e përbashkët me vendet e rajonit
Written by Radio Travel on 12/07/2019
Shqipëria do të bëhet pjesë e hartës së destinacioneve turistike të rajonit. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ,tregu i ofertës së përbashkët turistike do të promovojë Shqipërinë si destinacion të qëndrueshëm në rajon dhe Europë. “Asistenca e shoqërisë civile në ide dhe projekte që nxisin reflektimin e shoqërisë, veçanërisht intelektualëve të fushës, do të krijonte ekuilibrin mes mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të turizmit”, ka thënë ministri.