Shqiperia ne panairin “EXPO 2020 DUBAI”

Written by on 11/04/2019

 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për pjesëmarrjen e Shqiperise në panairin ndërkombëtar “EXPO 2020 DUBAI”. Qeveria miratoi gjithashtu ngritjen e grupit të punës për organizimin dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në kete panair ndërkombëtar, i cili do të kryesohet nga drejtori i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit dhe Investimeve (AIDA) dhe ka në përbërje anëtarë nga disa institucione. Objekti i veprimtarisë së grupit të punës do të jetë: përcaktimi i tematikës së pavijonit të Shqipërisë; përzgjedhja e Ditës Kombëtare të Shqipërisë; përcaktimi i kalendarit të aktiviteteve sipas çdo institucioni; përcaktimi i listës së pjesëmarrësve sipas kalendarit të aktiviteteve; si dhe përllogaritja e kostove administrative për pjesëmarrjen e çdo institucioni në panair.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist