Shqipëria, në listat e destinacioneve më të mira të vitit 2020!
Written by Radio Travel on 30/12/2019
Në ditët e fundit të vitti 2019 të gjithë adhuruesit e udhëtimeve dhe grumbulluesit e sasive të mëdha të pikëve dhe miljeve po mendojnë destinacionin e radhës, ka shkruar blogu i njohur amerikan”The Point Guy”. Pas shqyrtimit të raporteve dhe sondazheve të panumërta TPG ka analizuar dhe studiuar hartën e rrugëve duke këkruar disponueshmërinë e çmimeve për të gjetur aventurën e dekadës së re. Mes tyre është edhe Shqipëria .Rezultati është një listë me destinacione të pabesueshme si Etiopia, Singapori, Maroku apo Argjentina. Mes të tjerave shkruhet se Shqipëria po ngjit shkallët e klasifikimit në turizëm.