Shqiperia nder vendet me te ndotura ne Europes!
Written by rt on 21/01/2019
Shqiperia nder vendet me te ndotura ne Europes!
Shqiperia dhe Maqedonia jane klasifikuar vendet me te ndotura te Europes sipas
portalit Numbeo. Per vitin 2019 Shqiperia ka shenuar nje indeks te ndotjes prej
77.07 dhe Maqedonia 80.85. Ne krahasim me nje vit me pare indeksi i ndotjes ne
Shqiperi ka shenuar rritje me 2 pike. Indeksi i ndotjes eshte nje perllogaritje e cila
mbeshtetet ne ndotjen e pergjithshme te nje qyteti. Peshen me te madhe ne kete
perllogaritje e ka ndotja e ajrit dhe e ujit, te cilet jane dy faktoret kyç ne
percaktimin e nivelit te ndotjes se nje qyteti. Europa Jugore dhe Qendrore eshte
vendi me i ndotur i kontinentit. Vendet me ndotjen me te ulet jane vendet
Skandinave ku per pastertine kryeson Finlanda ndjekur nga Islanda, Suedia,
Estonia dhe Norvegjia. Ndersa nder vendet e Ballkanit, Kroacia ka ndotjen me te
ulet.