Shqiperia nder vendet me te ekspozuara ndaj “Fake News”!

Written by on 04/04/2018

Shqiperia nder vendet me te ekspozuara ndaj “Fake News”!

Shqiperia eshte nje prej vendeve me te papajisura ne Europe per t`u perballur me fenomenin e fake news por edhe me te verteten, thote Indeksi i Alfabetizmit te Medias 2018. Ky indeks, e rendit vendin tone te parafundit ne  Europe, me vetem 22 pike. Me keq se vendi yne ne Europe eshte vetem Turqia dhe Maqedonia. Te gjitha vendet e tjera te rajonit dhe te Europes nderkohe regjistrojne nje performance bindshem me te mire. Renditja e Shqiperise ne pozita aspak te favorshme ne kete drejtim lidhet ngushte edhe me mungesen e nje ligji dhe rregullatoreve sa i perket portaleve dhe faqeve te internetit, qe funksionojne ne anarki thuajse totale. Vendet me “te pastra” nga fake news dhe qe i kushtojne me shume vemendje sigurise se materialeve online jane Finlanda, Danimarka, Hollanda dhe Suedia. Nderkohe bashke me Shqiperine ne vendet e fundit renditen Turqia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi.


Current track

Title

Artist

Background