Shqipëria merr kryesinë e OSBE, ja cilat do të jenë sfidat e radhës!

Written by on 07/12/2019

Shqipëria ka marrë zyrtarisht ditën e premte kryesinë e OSBE. Kjo gjë është deklaruar fillimisht nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i pranishëm në mbjedhjen e ministrave të jashtëm të organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, në Bratislavë. OSBE është organizata më e madhe në botë për çështjet e sigurisë, si dhe avokate e çështjeve të tjera si të drejtat e njeriut, liria e medias apo zgjedhjet e lira. Organizata ka 57 shtete anëtare dhe daton që në vitin 1973. Shqipëria e cila i është bashkuar organizatës në vitin 1991 do ta mbajë kryesinë një vit. Deri më tani kryesinë e OSBE-së e kishte Sllovakia.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist