Shqiperia me sezonin me te mire turistik kete vit!

Written by on 27/11/2018

Kete vit Shqiperia perjetoi sezonin me te mire turistik me 6 milione turiste, mbi 2 miliard eurove te ardhurave nga turizmi, si dhe rritjen me te larte te punesimit ne kete sektor. Deklaraten e beri Kryeministri i vendit gjate Samitit te Investitoreve te Huaj ne Turizem qe u zhvillua sot ne Tirane. Sipas kryeministrit Shqiperia gjendet tani ne nje faze te ndermjetme mes nje te shkuare kaotike dhe nje te ardhmeje realisht optimiste sa i perket turizmit. Ajo qe vlen per tu theksuar, sipas Kryeministrit eshte intensifikimi i interesit te aktoreve te medhenj ne kete fushe dhe afrimit te markave te njohura globale te turizmit. Sa i perket masave te rendesishme qe do te merren autoritetet vune theksin tek zhvillimet infrastrukturore dhe agroturizmi. Ketu u nenvizua edhe fakti qe  qeveria nuk do te jape me leje per fshatra turistike qe kthehen ne zona banimi te cilat mbajne mbyllur investimet e reja ne zonen bregdetare.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist