Shqipëria hapa prej gjiganti, në 2018 rekord me gjysmë milionë turistë italianë

Written by on 06/03/2019

“Shqipëria ka bërë me të vërtetë hapa prej gjiganti, por nuk është edhe pa probleme, që do të thotë se duhet të luftojmë sepse ka shumë punë për të bërë për t’u modernizuar dhe për t’u futur në këtë Europë që e kemi ëndërruar gjithmonë”.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Rai 1 me gazetarin Bruno Vespa u shpreh se, “dikur sillnim këtu dëshpërimin, pas një regjimi që e shndërroi Shqipërinë në Korenë e Veriut të Europës. Sot, kemi me Italinë një volum tregtar prej 2,6 miliardë eurosh në vit, eksportojmë 1,2 miliardë euro, që janë shifra që me siguri duhet të përmirësohen, por që japin një ide se si ka ndryshuar Shqipëria, që vitin e kaluar arriti rekordin me gjysmë milioni turistëve italianë”.

I pyetur sa i përket taksimit mbi personat fizike, sa është shkalla e taksës, Rama tha se, “principi ynë është që mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kemi mbi 50 000 euro faturim kemi zero taksa, asgjë, vetëm sigurimet. Pastaj, deri në 140 000 euro e kemi 5%, pastaj gjithë të tjerat 15 %, ndërsa mbi personat fillojmë me 0% dhe arrijmë deri tek 17%”.

Në insertin e transmetuar nga Rai 1, thuhet se, në një distancë prej 28 vitesh, Shqipëria ka një tjetër pamje. Është një vend që ka marrë rrugën e zhvillimit dhe reformave, që promovon liberalizimin, favorizon nisjen e sipërmarrjes, që thith kompanitë e huaja duke mbajtur të ulëta taksat dhe koston e punës dhe që shpreson fort se ky është objektivi më i madh për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Sipas raportit ”Doing Businnes” të Bankës Botërore për të hapur një dyqan sot në Shqipëri duhen pesë ditë dhe për të regjistruar një pronë duhen 19. Hapa prej gjiganti për një vend ku komunizmi kaloi në mënyrë shkatërrimtare, por që, që nga viti 1990 dhe deri sot në mënyrë të vendosur të shkojë drejt konkurrencës së lirë ekonomike. Sot, një shqiptar nuk ka sytë e dëshpëruar të një refugjati sepse jeton në një vend demokratik, fiton mesatarisht 425 euro në muaj me të cilat jeton në mënyrë dinjitoze dhe ka njohuri të mira të italishtes, çka e bën shumë tërheqës dhe kështu Vendi i Shqiponjave është bërë atraktiv për kompanitë italiane që vijnë këtu dhe që marrin punë mes Tiranës dhe Durrësit, sidomos në sektorin e infrastrukturës, energjisë, turizmit, bujqësisë dhe manifakturës.

 

ata.gov.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist