Shqipëria dhe Turqia do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit!

Written by on 04/06/2021

Gjatë një takimi zyrtar të  zhvilluar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Ersoy në Ankara, u theksua se Shqipëria dhe Turqia do të forcojnë më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit. Z. Ersoy si një njohës shumë i mirë i biznesit të turizmit në rajon, kërkoi që të zhvillohet një takim i përbashkët i operatorëve turistikë shqiptarë dhe turk në Stamboll brenda verës së këtij viti.

Kjo, për të vendosur kontakte në botën e agjensive turistike  dhe për të pasur paketa të përbashkëta turistike për më shumë vizitorë nga Shqipëria në Turqi./radiotravel.al 


Current track

Title

Artist

Background