Shqiperia dhe Serbia me oferte te perbashket turistike kete sezon!

Written by on 16/05/2018

Shqiperia dhe Serbia nenshkruan dje marreveshjen per oferte te perbashket turistike per vendet e treta.

Fale kesaj marreveshjeje te nenshkruar  ne Beograd nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit ne Shqiperi dhe ministri i Turizmit ne Serbi do te mundesohet bashkepunimi mes dy vendeve kryesisht ne fushen e turizmit.

Promovimi i perbashket mes Shqiperise e Serbise do te behet me ane te paketave te perbashketa turistike, programeve arsimore, aftesimit profesional te personelit, si dhe studime dhe projekte kerkimore ne fushen e turizmit.

Ofertat e perbashketa do te perfshijne gjithashtu gjashte institucione te turizmit te rajonit se bashku me Malin e Zi, Bosnje–Hercegovinen, Kosoven dhe Maqedonine.

Nga ana e tij, ministri serb u shpreh se me produktin e perbashket turistik shtohet mundesia qe te terheqin turistet, para se gjithash te tregjeve te treta.

Gjate qendrimit ne Beograd, ministri Klosi mori pjese edhe ne takimin e dyte te nivelit te larte te samitit te pyjeve midis Kines dhe vendeve te Europes Lindore.

 


 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist