Shqiperia dhe Maqedonia me qirate me te lira ne rajon!
Written by rt on 07/05/2018
Shqiperia dhe Maqedonia me qirate me te lira ne rajon!
Shqiperia dhe Maqedonia jane vendet me te lira te rajonit per sa i perket tregut te qirave, sipas EUROSTAT, qe publikon nje ankete te veçante te pervitshme per tregun e qirave, me qellim krahasimin me Brukselin. Bazuar tek anketa, e cila te dhenat i grumbullon per zona te njejta, çmimet me te shtrenjta te qirave ne rajon jane ne Serbi. Metoda ka per qellim qe te krahasoje çmimet e te mirave te shportes dhe sherbimeve te blera nga zyrtare nderkombetare, me çmimin per te njejtat te mira dhe sherbime ne Bruksel. Per shkak te rendesise se kostove te shtepive, ne totalin e shpenzimeve te nje ekonomie familjare, mbahen anketa specifike te pervitshme nepermjet agjencive te pasurive te paluajtshme.