Shqiperi, turizmi rritet ne menyre te qendrueshme, rreth 6 milione turiste gjate 2018!

Written by on 23/01/2019

Shqiperi, turizmi rritet ne menyre te qendrueshme, rreth 6 milione turiste gjate
2018
Turizmi po vijon te rritet ne menyre te qendrueshme, teksa shifrat e para per vitin 2018
tregojne se numri i vizitoreve te huaj qe zgjodhen Shqiperine per te pushuar u rrit me
rreth 16 per qind ne raport me nje vit me pare. Sipas te dhenave te sotshme te INSTAT
gjate vitit 2018 rreth 5.8 milione shtetas te huaj e vizituan vendin tone per qellime
pushimi nga me shume se 4.6 milione turiste qe erdhen me 2017. Kosova vijoi te jete
furnizuesi kryesor i turizmit ku pergjate vitit te kaluar mbi 1 milione shqiptare nga ana
tjeter e kufirit pushuan ne Shqiperi, me nje rritje 19 per qind ne raport me vitin 2017.
Turistet nga Maqedonia jane grupi i dyte me i madhe i turisteve me rreth 680 mije
vizitore ne 2018. Edhe pse numri i vizitoreve nga Shtete e Europes perendimore eshte
ende i ulet, rritja me e madhe e vizitoreve eshte shenuar per polaket. Gjate vitit 2018
numri i turisteve nga Polonia eshte rritur me 34.2 per qind ne krahasim me nje vit me
pare. Vendin e vizituan 153,7 mije polake. Edhe italianet po zgjerojne kerkesen per
pushime ne Shqiperi. Gjate vitit te kaluar 463 mije italiane zgjodhen Shqiperine per te
pushuar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist